Droni rus hyn në hapësirën ajrore të Polonisë – situata drejt përshkallëzimit

Ushtria e Ukrainës pretendon se ka rrëzuar një dron rus, i cili sipas tyre më parë ka fluturuar në hapësirën ajrore të Polonisë.

Në një deklaratë, komanda e forcave ajrore ukrainase tha se droni fluturoi në hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s, duke akuzuar Moskën për një “provokim”.

Sipas “The Times”, droni u rrëzua në qytetin ukrainas të Yavforiv pasi po kryente një mision aty, ndërkohë që kishte ardhur në zonë duke fluturuar mbi qiellin polak, gjë që nëse vërtetohet do të përbënte një përshkallëzim të rëndë të situatës, pasi NATO ka theksuar se do të mbronte çdo centimetër të aleatëve të saj nga ndonjë agresion i mundshëm rus.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se droni dukej se po vlerësonte dëmet e shkaktuara në bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv gjatë fundjavës, pasi sulmet me raketa vranë të paktën 35 persona.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.