‘Dua të jem kryeministër i të gjithëve’, Rama mesazh Bashës, surprizon me kërkesën e tij për PD

“Mandati i tretë është mandati më i fortë që një shumicë qeverisëse ka pasur ndonjëherë që prej vitit 1992. Ne do ta realizojmë këtë megaprojekt me të gjithë energjinë e jashtëzakonshme që shumica dërrmuese e zgjedhësve sapo na e ka thënë. Por nëse arrijmë t’i bashkojmë forcat me PD, për të gjitha qëllimet dhe objektive që nuk na ndajnë, por na bashkojnë kjo dekadë do të hyjë në histor”, tha Rama

 

Në fjalimin e parë pas fitores së qartë në zgjedhje, Edi Rama bëri të qartë se nga vota e 25 prillit doli e fituar Shqiperia. Ndërsa falenderoi patronazhistët dhe gjithe aktivistët socialistë për rezultatin, Rama i kujtoi atyre se tashmë mandati i tretë sjell më shumë përgjegjësi.

“Por mos harroni kurrë se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi para. Eshtë një fitore e madhe, e bukur që duhet të punojmë me përkushtim për shqiptarët. Me përulësi dhe respekt për këdo.”

Rama u kujdes të tregonte një anë tjetër të angazhimit të tij në fushatë: ndjenjën e mungesës që kishte për nënën e tij, Aneta.

“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndjekur si hije, që më mungon tmerrësisht sot mes jush, e që shpresoj që po më sheh nga lart, nëna ime, Aneta…”

Pjesë të fitores, Rama bëri edhe familjen e tij.

“Faleminderit për gjysmën time më të mirë, Linda Ramën, nënën e Zahos, është guri që na mbledh. Grua, shumë faleminderit. Faleminderit edhe Reas dhe Gregut që nuk na keni penguar me mënyrën tuaj të jetesës… jam krenarë për ju. Zaho nuk erdhi se u merzit. Ai nuk mori asnjë votë. Megjithëse bëri fushatë në Vlorë.  

E pasi mbaroi me falenderimet, lideri socialist dha disa mesazhe për opozitën. Ai vlerësoi fushatën  e demokratëve.

“Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre, ishin me skuadër dhe përtej ndonjë aksesi tradicional, demokratët ishin kundërshtarë jo dhe aq të lehtë për të arritur të paarritshmen. Më shumë se kaq ata nuk mund të bënin dot.”

Ndërsa Basha, sipas Ramës, duhet të lezojë qartë rezultatin e ta pranojë atë.

“Basha, pranoje humbjen me dinjiten me bindjen se bëre aq sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm i kësaj humbjeje aspak turpëruese, e zvogëlon përmasën e asaj që arriti PD përballë makinerisë fituese të PS.”

 

Rama: Kush janë 2 ndasitë e mëdha mes shqiptarëve

 

Në fjalën e tij të fitores, Kryeministri Edi Eama ftoi Partinë Demokratike që të bashkohen dhe të dalin përtej dy ndasive historike që kanë vazhduar ndër vite ta ndajnë të rrëshqitshme tokën nën këmbët e Shqipërisë dhe duke e penguar atë që të ecë përpara.

“Mandati i tretë është mandati më i fortë që një shumicë qeverisëse ka pasur ndonjëherë që prej vitit 1992. Ne do ta realizojmë këtë megaprojekt me të gjithë energjinë e jashtëzakonshme që shumica dërrmuese e zgjedhësve sapo na e ka thënë. Por nëse arrijmë t’i bashkojmë forcat me PD, për të gjitha qëllimet dhe objektive që nuk na ndajnë, por na bashkojnë kjo dekadë do të hyjë në histori jo vetëm për çfarë bëmë për Shqipërinë, por edhe çfarë nuk vazhduam të bëjmë, kundër interesit të saj dhe qytetarëve të këtij vendi pa dallim. Dy ndasitë e mëdha që vazhdojnë të na ndajnë të rrëshqitshme tokën nën këmbët e Shqipërisë, që ka ecur shumë përpara, por kurrsesi aq sa mund të kishte ecur, pa këto dy ndasi,  janë tmerrësisht të vështira për t’u kapërcyer.

Por po kaq e tmerrshme është që të mos përpiqemi për t’i kapërcyer dhe t’ia lemë peshqesh gjeneratës tjetër, bashkë me stafetën tonë. E para është ndasia e hapur qysh në luftën botërore, komunistë dhe nacionalistë. E thelluar si s’ka më zi gjatë dekadave të diktaturës enveriste dhe e trashëguar prej komunizmit si mallkim që na ndjek nga pas, duke i përçarë shqiptarët, deri në fshatin më të largët përmes një thike. Në radhë të parë janë shqiptarë. Unë kam lindur shqiptar nuk kam lindur socialist. Dhe për mua demokratët në radhë të parë janë shqiptarë, pastaj janë dhe demokratë. Prandaj  nuk ka ku rri, e keqja e madhe që flasim shqip me njëri tjetrin sikur jemi dy palë armiqsh, të dalë nga i njëjti bark dhe të kujtohemi për përkatësinë e njëjtë, nga ai bark vetëm kur ndonjëri nga ne ka vdekur.

E pra ndasia e tmerrshme, mallkimi i të shkuarës nuk na kanë lejuar kurrë, tash 30 vjet që në skenën e politikë t’i kemi të shumta, në tërë ato ditë  të panumërta që kemi ndarë së bashku. Ato ditë kur jemi së pari njerëz e shqiptar, në të gjallë, veç në ditët e zeza kemi mundur të harrojmë për një çast se nëna nuk na ka bërë me fanellë partie.

Ndasia tjetër është ajo që duket edhe sot në hartën elektorale. Mjafton të dallosh ngjyrat. Një ndasi e kuptueshme për Shqipërinë e kahershme të principatave dhe lëngatave. E mbuluar si dielli nga shosha në Shqipërinë komuniste dhe e ushqyer pabesisht, poshtërsisht, politikisht në Shqipërinë e re demokratike, krejt pavarësisht nga fakti se kur nuk jemi socialistë apo demokratë, por shqiptarë e thërrasim të gjithë me krenari atë vargun “Shqipëria është një, nga jugu në veri”.

Kjo është fiks ora për t’ia shtrirë dorën PD duke ia bërë të qartë për të gjithë, që mandatin e tretë dua t’ia kushtojmë bashkimit, jo ndasive”.

Rama e krahason PS-në me Milanin e Sakit, Interin e Murinjos dhe Barçën e Guardiolës

 

Gjatë fjalimit të tij në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama e krahasoi Partinë Socialiste me ekipe si Milan, Inter dhe Barcelona, për të treguar forcën dhe pamundësinë që sipas tij kanë kundërshtarët për ta mundur.

Ndërsa e konsideroi këtë vit ekskluziv të PS, ai i përçoi edhe një mesazh liderit demokrat, Lulzim Bashës: të pranojë me dinjitet humbjen.

Gjatë fjalimit të tij në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama e krahasoi Partinë Socialiste me ekipe si Milan, Inter dhe Barcelona, për të treguar forcën dhe pamundësinë që sipas tij kanë kundërshtarët për ta mundur.

Ndërsa e konsideroi këtë vit ekskluziv të PS, ai i përçoi edhe një mesazh liderit demokrat, Lulzim Bashës: të pranojë me dinjitet humbjen.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.