Mijëra qytetarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje & Herzedovina kanë shkruar sot në Serbi për tu vaksinuar. The Guardian shkruan se, kjo gjë ka ardhur pas njoftimit nga Serbia se të gjithë qytetarët e huaj që do të shkonin në fundjavë për vaksinim në Serbi do e përfitonin atë falas.
Qytetarët nga këto 3 shtete kanë formuar radhë të gjata në qëndrat e vaksinimit në Beograd. Por turmat e mëdhaja në vend kanë bërë që shumë njerëz të kenë mundësi infektimi.
“Ne nuk kemi vaksina. Unë erdha këtu për t’u vaksinuar. Ne jemi shumë mirënjohës sepse mund të vaksinohemi më shpejt sesa në Maqedoni,” tha një qytetar.
“Nuk bën ndonjë ndryshim, Bosnja apo Serbia. Nuk ka rëndësi, ” tha një qytetar tjetër.
Teksa shumica e vendeve të Ballkanit janë në krizë me pandeminë dhe nuk kanë mundur të marrin asnjë vaksinë anti-Covid, Serbia ‘mburret’ se ka marrë furnizime të bollshme vaksinash.