E trishtë/ Vajza iu vra gjatë protestave, babai kërcen në varrimin e saj pas premtimit se do kërcente në dasmë

Që pas publikimit të lajmit për vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit, Irani është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme, duke shkaktuar dhe shumë viktima.

Gratë, por jo vetëm, janë revoltuar duke kërkuar të drejtat e tyre dhe po ashtu duke kundërshtuar regjimin.

Së fundmi po qarkullon një video e trishtë, e cila tregon babain e një vajze të vrarë gjatë këtyre protestave duke kërcyer, ndërsa është mes lotësh. Babai i lënduar thuhet se po kërcen gjatë varrimit të së bijës, për shkak të premtimit që i kishte bërë se do kërcente në dasmën e saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published.