Edi Rama fascinohet nga Vuçiqi, madje edhe atëherë kur Serbia vetë deklarohet se nuk bëhet me Perëndimin kundër Rusisë

Sa herë që Serbia ndërron pak anë dhe me ndonjë votë kthehet me qasje më kah Perëndimi, lajmërohet Edi Rama, për të vënë në pah se Serbia po e kundërshton të keqën. Madje edhe atëherë kur Serbia vetë deklarohet se nuk bëhet me Perëndimin kundër Rusisë, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Edi Rama i jep vëmendje të veçantë votimeve të Serbisë në Kombet e Bashkuara. Duket se liron frymën, sa herë që Serbia, megjithatë, nuk përkrah Rusinë në to. Pastaj nis e shkruan një “tëeet”, duke e nderuar qëndrimin e shtetit serb. Krejt kjo, me gjasë, për të treguar se rruga që është duke e ndjekur për Ballkanin e Hapur bashkë me Serbinë, nuk është një drejtim i gabuar.

Në votimin e 7 prillit për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, lajm i mirë, për Ramën, është rreshtimi i Serbisë “përsëri” me Perëndimin.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”, shkroi Rama.

Serbia dhe Bjellorusia e autokratit Aleksandër Lukashenko, janë të vetmet shtete më Evropë që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë, që kur forcat ruse ndërhyn ushtarakisht në territorin e Ukrainës.

Rama rri i heshtur rreth hezitimit të partnerit të tij, Aleksandër Vuciq për ta sanksionuar Rusinë. Reagon kur ka diçka të mirë për të shkruar rreth qëndrimit të Serbisë karshi rusëve.

Më 2 mars, në OKB u votua kundër agresionit rus ndaj Ukrainës. Rama shkruante për votën e Serbisë “kundër Rusisë”, duke thënë se kjo “unifikon e Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, thuhet në postimin e plotë të Ramës atë ditë.

Por, deklaratat optimiste për shtetin mik, Ramës ia demantonte vetë Serbia.

Ky ishte momenti kur u konsiderua se Serbia ndërroi anë, derisa Vuçiq doli në konferencë për media, për të treguar se nuk i bashkohen Perëndimit për ta sanksionuar Rusinë. Ai tha se kishin votuar pro 4 neneve dhe kundër 9 të tjerave, të cilat flisnin për sanksione ndaj shtetit rus.

Më vonë, Serbia u bë shteti i parë, ku u marshua duke u glorifikuar Rusia, që po kryente krime në Ukrainë.

Përveç se nuk i ka vënë sanksione, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Serbia është bërë korridor i oligarkëve rusë, të cilët dyshohet se po dalin në Evropë, përmes linjave Beograd – Moskë.

Rama Praises Vučić for Letting Kosovo Trucks Enter Serbia after His Request  - Exit - Explaining Albania

Leave a Comment

Your email address will not be published.