Eduard Josef: Amerika dhe BE-ja po i kërkojnë Kosovës që ta themelojë Asociacionin, pa garanci ndërkombëtare

Në Bruksel sot takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me kryetarin  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për  zyrtarizimin e propozimit evropian.

Analisti i mirënjohur, profesori  Eduard Josef duke iu  referuar propozimit franko-gjerman, ka deklaruar se ky akt e lë Kosovën pa elementin kryesor të kushtëzimit. Amerika dhe BE-ja po  i kërkojnë Kosovës që ta themelojë Asociacionin paraprakisht, pa garanci se çështja e statusit të saj do të zgjidhet. Duke e themeluar Asociacionin tash, Kosova do të hiqte dorë nga e vetmja pikë e kushtëzimit që ka në negociatat tepër të pabarabarta me Beogradin. Profesori Jozef i cili  ka punuar dhe e njeh mirë rastin e Kosovës, thotë  se propozimi do ta përballte Amerikën dhe BE-në me të njëjtin problem me të cilin përballen edhe sot me shtetet mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës nga  NATO-ja dhe  BE-ja.

Leave a Comment

Your email address will not be published.