Kosova i plotëson kushtet për të qenë shtet i pavarur, ndryshe nga rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeck dhe Luhansk. Kështu i përgjigjet eksperti i të drejtës ndërkombëtare, me bazë në Gjermani, Matthias Hartwig, përpjekjeve të Putinit për të hequr paralele mes Donbasit dhe Kosovës.
Sipas tij, një shtet mund të ekzistojë nëse përmbush 3 elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës: “Kosova i plotëson të tria këto kushte. Në rastin e pjesës lindore të Ukrainës, Rusia dëshiron të formojë një shtet që nuk ekziston, pasi ai është pjesë e një shteti tjetër dhe kjo përbën ndërhyrje të madhe në sovranitetin e një shteti”.
Tri ditë para se të niste pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, Presidenti i Rusisë njohu dy rajonet separatiste Donjeck dhe Luhansk si shtete të pavarura. Këtë veprim, ai po përpiqet ta justifikojë duke bërë krahasime me Kosovën. Në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Moskë, Putin tha se republikat separatiste kanë vepruar njësoj si Kosova me shpalljen e pavarësisë.
“Është fakt që shumë shtete perëndimore e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ne e kemi bërë të njëjtën gjë me republikat e Donbasit”, tha Putin.
“Në Donbas nuk ka pasur shkelje të tilla, prandaj nuk ka bazë humanitare për pretendimet për shtetësi”, thotë ai.