Mustafa Tozan, një elektriçist në pension me banim në Izmir, prodhoi një kabinë enkas për tërmete, pasi gruaja e tij kishte shumë frikë nga tërmeti.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se shesin 3-4 kabina në muaj ndërsa çmimi i tyre shkon 70 mijë lira turke .
Më tej ai theksoi se më shumë kërkesa ka nga gratë.
“Shesim tre deri katër muaj, shkon afërsisht 70 mijë lira turke. Çmimet e hekurit dhe lëndëve të tjera janë në rritje dhe besoj se do rë rriten dhe më shumë në vijim. Ka shumë kërkesa. Janë zonjat ato që kërkojnë më shumë këto kabina. Ne prodhojmë dhe në bazë të projekteve”- tha ai.