Elia Bierdel, gazetari që raportoi prej Prishtinës në kohë të bombardimeve, do të dëshmojë nesër në Fakultetin e Filologjisë

20 vjet pas luftës në Kosovë, gazetari i dikurshëm i ARD-së, Elias Bierdel, do të kujtojë fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës.

Bierdel kishte filluar të raportojë për Kosovën në vitin 1997. Ai ishte në mars të vitit 1999 në Prishtinë për të raportuar për fillimin e intervenimit të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe.

Gazetarët e vendeve perëndimore që ishin pjesë e koalicionit të NATO-s atë kohë lëshuan Kosovën. Por Bierdel vendosi të qëndrojë në Prishtinë dhe gjeti strehim te një familje shqiptare në Prishtinë. Më 24 mars filloi të raportojë për fillimin e bombardimeve. Qëndroi 5 ditët e para në Prishtinë por u detyrua të largohet, për arsye të sigurisë. Udhëtimi i tij deri në kufi me Maqedoninë (tani Maqedoni Veriore) ishte përplot rreziqe.

Ai sot kthehet në Prishtinë ku do shpalosë dëshminë e tij. Vendi do të jetë Fakulteti i Filologjisë, Salla “Idriz Ajeti”, me datë 02.05.2019, në orën 11:00. /Express/

Leave a Comment

Your email address will not be published.