Escobar viziton Manastirin e Deçanit

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë, të dielën ka vizituar Manastirin e Deçanit.

Kjo u bë e ditur nga vet Manastiri përmes faqes së tyre zyrtare në Twitter.

“Sot Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e vizitoi Manastirin e Deçanit së bashku me Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit në Amabasadën e ShBA-së në Prishtinë dhe kolegët e tyre. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Manastirit.

Kosovën, nesër (e hënë) pritet ta vizitojë edhe këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Vizita e Escobar e Chollet në Kosovë vjen në një kohë tensionesh në veriun e Kosovës.

Kjo ndërlidhet po ashtu edhe me njoftimit të kryediplomatit evropian, Josep Borell, se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i përditësuar i të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve./Telegrafi/

Leave a Comment

Your email address will not be published.