Është hequr tabela në Zubin Potok ku shkruhej “Republika e Serbisë” e “Krahina Autonome e Kosovës”

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj ka thënë sot se është hequr tabela e raportuar nga mediat që ishte vendosur në Zubin Potok.

Në këtë tabelë ishte shkruar “Republika e Serbisë” dhe “Krahina Autonome e Kosovës”.

“Të dashur qytetarë, Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar zyra për media e Ramush Haradinajt. 

Leave a Comment

Your email address will not be published.