Arkivi i Shtetit ka publikuarpër herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog, kur u largua nga Shqipëria.
Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, pretendohet se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete kur u larguan nga Shqipëria drejt Greqisë në prill të vitit 1939, është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot.
Dokumenti është nxjerrë nga fondi i Milicisë Fashiste, ku shkruhet se mbreti Zoga ka marrë 250 mijë napolona ar.