Familja Jashari në seancën solemne të Kuvendit për ‘Epopenë e UÇK-së’

Familja Jashari ka mbërritur ne Kuvendin e Kosovës, ku do të mbahet seanca solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”. Në seancë po merr pjesë edhe presidentja Osmani, e cila do të mbajë një fjalë.

Me ceremoni ka filluar seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka ftuar të gjithë deputetët dhe mysafirët që janë pjesë e kësaj seancë që të ngrihen në këmbë derisa interpretohet himni i Kosovës dhe ai Kombëtar.

Të pranishëm në këtë seancë janë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Rifat Jashari dhe ambasadorë të vendeve mike të Kosovës.

Pas ceremonisë, Konjufca ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani tha se fëmijëve duhet t’u flitet për rënien e familjes Jashari.

Osmani në seancën e Kuvendit për shënimin e Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, tha se “është shumë e rëndësishme që ta mbajmë kujtesën për rrugën tonë”.

“Në këto ditë duhet t’u kujdesemi që fëmijëve tanë t’u flasim për fëmijët e Jasharëve”, tha presidentja.

Ajo tha se “ne duhet ta ruajmë kujtesën për rezistencën e kësaj familjeje”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.