Sot është 22 Shtator 2020!
Dikur jo shumë larg, më 22 Shtator të vitit 1998, 22 vite më përpara, është dita kur ndalet së rrahuri zemra e Komandantit lavdimadh, Heroit të Kombit, Gjeneral Fehmi Lladrovci i cili bashkë me shoqen e jetës e bashkëluftëtaren Heroinë Xheven, ranë heroikisht në fushë të nderit dhe shkruan histori të panjohur deri atëherë në luftërat për liri e çlirim të popullit shqiptar!
Atdhetari e luftetari i madh i Atdheut, Udhëheqësi i famshëm Fehmi Lladrovci ishte njëri prej drejtuesve më të spikatur të luftës së pupullit shqiptar në ish-Jugosllavi, për liri e çlirim nga Serbia pushtuese!
Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluesja e UÇK-së, Fehmi Lladrovcin e kishte njërin prej udhëheqësve të saj më besnik, më të vendosur e më të rëndësishëm!
UÇK-ja Gjeneral Fehmiun e kishte njërin prej komandanteve më të mëdhenj e më të lavdishëm!
Fronti i luftës së armatosur të UÇK-së, për liri e çlirim nga Serbia pushtuese, te Fehmiu e Xheva ka pasur dalëzotësit e betuar!
Përvjetorët për Gjeneral Fehmiun e bashkëluftëtaren e Tij, Heroinë Xheven, janë datat e mëdha të nderimit masiv e përuljes popullore!
Lavdi Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës së Kombit Xheva Krasniqi- Lladrovci! Lavdi të rënëve për liri!
Ismet Sylejmani, Prishtinë, 22 Shtator 2020!