Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës, kanë nisur bisedimet në Bjellorusi. Në ditën e pestë pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë, delegacionet synojnë t’i japin fund luftës.
Bisedimet me delegacionin rus do të fokusohen në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina, tha Presidenca ukrainase.
Deklarata vjen pak kohë pas njoftimit se delegacioni ukraians ka arritur në një zonë në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për bisedime me përfaqësues të Federatës Ruse.
Delegacioni ukrainas përfshin ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltarin presidencial, Mykhailo Podolyak.
Ndërkohë, Moska deklaroi se dëshiron të arrijë një marrëveshje që ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky. Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje trupave ruse që të linin armët.
Ukraina është nën pushtimin e plotë rus qysh më 24 shkurt.
Së paku 352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës. Mbi 1,600 njerëz u raportuan të plagosur./REL