Fondacioni “Hasan Prishtina” uron ditën Kombëtare të Austrisë

26 Tetori shënjon Ditën Kombëtare të Austrisë, një prej shteteve më mike të popullit shqiptarëve. Raportet Shqipëri-Austri janë të hershme dhe të forta.

Nuk duhet harruar faktin se, ndikimi i Austrisë në shpalljen e pavarësisë në 28 nëntor 1912 ishte vendimtar. Miqësia mes dy vendeve ka zanafillën edhe tek raportet miqësore të ngushta në mes të Friedrich Urban dhe Hasan Prishtinës, po ashtu Konti Berthold ishte mbështetës i madh i Hasan Prishtinës dhe pavarësisë se Shqipërisë.

Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina”, uron ditën Kombëtare të Austrisë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Austrisë në të gjitha proceset ndaj popullit shqiptar.

Leave a Comment

Your email address will not be published.