Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar themelimin e grupit punues të ekspertëve të pavarur për skenarin e reformës në vetting në sistemin e drejtësisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se grupi i ekspertëve do të kryejnë shërbime pa asnjë kompensim financiar dhe do të jenë plotësisht të pavarur në dhënin e ekspertizës.
“Grupi i ekspertëve do të ketë mandat të ofrojë një studim kuptimplotë të thelluar dhe argumentuar për procesin e fillimit të vetting-ut në sistemin e drejtësisë, pasqyrë të qartë në të cilën mund të bazohet reforma në sistemimin e drejtësisë…”, tha ajo.
Grupi i ekspertëve të pavarur do te kryejnë shërbim probono, pa asnjë kompensim financiar, ai do të jetë plotësisht i pavarur në dhënien e ekspertizës së saj. Puna e tyre është e bazuar në punë vullnetare”, tha Haxhiu.
Ajo tha se raporti përfundimtar mbi skenarin e reformës së procesin e vetting-ut do të përdoret si bazë, më pastaj Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë do të kërkoj bashkëpunim ndërkombëtarë.
Anëtarët e grupit punues të pavarur janë:
Kryesues: Qerim Qerimi, anëtari i Komisionit të Venecias dhe profesor universitar
Anëtar: Avni Uka, profesor universitar
Fisnik Korenica, profesor universitar
Visar Morina, anëtar i Komisionit të Venecias, profesor universitar