Anëtarët dhe dashamirët e Shoqërisë Shqiptare ILIRIA që vepron në qytetin e Lyonit të Francës, dalin në mbështetje të Fondacionit “Hasan Prishtina”, personelit pedagogjik dhe studentëve të Universitetit që kanë dalë në mbrojtje të emrit të Universitetit Hasan Prishtina.
Jemi mëse të bindur se emri i atdhetarit të madh shqiptar Hasan Prishtina është një nder i madh për Prishtinën, Kosovën dhe viset shqiptare në përgjithësi. Propozimi për heqjen e emrit Hasan Prishtina të Universitetit në Prishtinë, vlerësojmë se është shumë i dëmshëm dhe me prapavijë kundërshqiptare.
Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë të dalin në mbrojtje të emrit të Universitit Hasan Prishtina. Do e ruajmë me nder dhe me krenari emrin Hasan Prishtina si shëmbëlltyra më e mirë për atdhedashurinë, intelektualin, arsimdashësin dhe luftëtarin e paepur të çështjes kombëtare.
Shoqëria Shqiptare ILIRIA
Lyon, Francë më 10 maj 2023