Gara ndërkombëtare “Pianisti i ri” nga 21-25 qershor në Prishtinë

Gara ndërkombëtare pianistike “Pianisti i Ri 2019” vjen me edicionin e 12-të më radhë. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, “Pianisti i ri ” është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.

Kjo garë do të mbahet në mes datave 21-25 qershor në Amfiteatrin e Bibliotekës Qëndrore, bën të ditur KultPlus. Gara finale do të mbahet më datë 25 qershor në ora 19:00. Çmimi i parë do të jetë 1000 euro, i dyti 500 dhe i treti 300 euro.

Leave a Comment

Your email address will not be published.