Gent Cakaj: Kush i ka sytë në ballë, s’beson që SHBA punon për ta ndarë vendin

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka thënë se emisari amerikan, Richard Grenell e ka siguruar në SHBA se nuk ka ndonjë marrëveshje ku parashihet ndarja e Kosovës

Kështu deklaroi sot Cakaj në një konferencë për media, ku tha se kush i ka sytë në ballë e kokë, nuk beson që Qeveritë e të dy vendeve punojnë për ndarje të Kosovës.

“Kush i ka sytë në ballë e në kokë, nuk beson që ka qëllim për ndarjen e Kosovës. Këtë po e sjell si mesazh nga SHBA. Nuk ka nxitim për ndonjë marrëveshje, SHBA po kujdeset për ta bërë më të mirën për Kosovën.”, tha ai.

Në fund Cakaj ka thënë se të gjitha deklaratat tjera janë tendencë për të shkuar përçarje Brenda Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.