Egzona Ferati, vajza e zhdukur prej 19 nëntorit është gjetur sot. Lajmin e ka konfirmuar, Ridvan Tahiri, nga ekipi i vullnetarëve për gjetjen e saj.
Përmes një video në Facebookun e tij, ai theksoi se 26 vjeçarja nuk është në gjendje shume të mirë shëndetësore por rëndësi ka që është gjetur, transmeton Zëri.
“Egzona nuk është bash në gjendje të mirë, por kryesorja është gjallë”, tha ai.
Ndërkaq kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, tha se ajo është gjetur në fshatin Gllanasellë dhe se ekipi mjekësor do t’i japë ndihmën e parë.