Është gjetur në ujërat e lumit Vardar trupi i pa jetë i Erdon Ramadanit nga Kumanova i cili u aksidentua më 27 shtator në afërsi të fshatit Zhelinë. Burime nga vendi i ngjarjes thonë se trupi i tij është gjetur në afërsi të kazermës, përkatësisht 1km nga vendi ku u aksidentua.
“Më në fund gjendet i riu nga Kumanova, në lumin Vardar. Faleminderit të gjithë ekipeve të shpëtimit që kontribuuan gjatë gjithë këtyre ditëve, afaristëve, fshatarëve human, NPK komuna e Zhelinës, Njësia e Zjarrfikësve Tetovë, Qendra me menaxhim me krizat, policisë e njësisë speciale ushtarake dhe gjithë të tjerëve. Ngushëllime të thella deri tek familjarët!”, njofton në profilin e tij në Facebook kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
Ditëve të fundit përveç policisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje për Shpëtim, në kërkim të djaloshit që u aksidentua ditë më parë, ishin përfshirë edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe persona vullnetarë.
Në vendin e ngjarjes pritet të arrij Prokurori publik i cili duhet ta konfirmoj nëse trupi i pajetë është i 22- vjeçarit.
Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marijan Josifovski ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjetjen e trupit të të riut nga Kumanova.
Josifoski deklaron se trupi i të riut është gjetur afër kazermës “Erbina”.
“Në orën 10:40 është gjetur një trup i pajetë i një burri në afërsi të kazermës Erebino, ngjitur me urën e dytë prej betoni.
Trupi duhet të nxirret së shpejti nga uji dhe të bëhet një identifikim zyrtar. Janë thirrur mjeku nga Mjekësia Ligjore dhe prokuror publik”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SVR Tetovë.