Gjeneral Berisha: Ashtu siç isha bashkë me Ju në radhet e UÇPMB, do jemi bashk edhe në sfidat e rrugës përpara

Shkruan: Hisen A. Berisha

Ashtu siç isha bashkë me Ju në radhet e UÇPMB, do jemi bashk edhe në sfidat e rrugës përpara.Nga të gjitha kodrat përrreth jemi nën vëzhgimin kërcënues të snajperëve të ushtrisë serbe (Karaçevë)

Ne karaçevasit e fshatrat përrreth jetojmë në ankthin e depërtimit në vendbanimet tona, i xhandarmërisë serbe (Karaçevë).

Ne po i vuajm sanksionet dhe kufizimet nga Serbia në njëren anë dhe ato kur hyjmë në Kosovë (Mohoc).

Na kemi taksa tarifore kur furnizohemi me mallra elementare edhe nga Kosova edhe nga Serbia (Mohoc).

Çdo ditë po zbrazen vendbanimet shqiptare të mbetura brenda Serbisë (Mohoc).

Jeta këtu po rëndohet çdo ditë. Nuk ka furnizime me ushqime; nuk ka shërbime shëndetësore, arsimimi vetëm fillor është i dobët (Mohoc).

Në Grykën e Ushit, mbi bazen e vjeter të ish APJ, po ndërtohet një bazë ushtarake më e madhe se “Boundsteel”. Kjo përbën rrezik për Ne e rajonin. (Mohoc).
Kjo është gjendja e Luginës, që duhet të rëndoj mbi ndërgjegjen e politikbërjes në Prishtinë e Tiranë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.