Gjenerali Kudusi Lama: Isha i gatshëm të shkoja në gjyq për UÇK’në

Për të biseduar për kohën kur ishte aktiv në ushtri, dhe angazhimet e tija të para për ta ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka folur doktori i shkencave ushtarake, gjenerali i njohur shqiptar, Kudusi Lama.

Ai ka rrëfyer për momentet e para kur e kuptoi se më të vërtetë ekziston Ushtria Çlirimtare të Kosovës. 

“Nuk kisha informacion të detajuar për UÇK-në, por vetëm informata të përgjithshme. Personi që erdhi për ta varrosur Luanin (Haradinaj), në darkë kërkoi takim me mua dhe me dha shpjegimet e duhura. Nga ajo darkë, e konsiderova veten ushtar të UCK-së. Ky person ishte Xhavit Haliti. Unë i ktheva një përgjigje të shkurtë, i thashë se sa i përket organizimit dhe veprimit, do të përsosen në të ardhmen, ndërsa sa i përket mbështetjes, unë jam me juve.”

Gjenerali Kudusi Lama, ka thënë se angazhimi nga Shqipëria për ta ndihmuar UÇK-në, fillimisht ishte ilegal.

“Fillimisht angazhimi ka qenë ilegal, deri në dhjetorin e vitit 1997, dikur e kuptova që edhe ministri im i Mbrojtjes, ishte futur në rrjedhat e luftës dhe ishte mbështetës i UÇK-së. Mos kujtoni se ishte lehtë. Unë i kam thënë shtetit shqiptar në atë kohë, nëse vjen një ditë dhe bota do të kërkojë llogari nga Shqipëria për mbështetjen e UÇK-së, unë jam i gatshëm të shkoj në gjyq.” – ka thënë Lama ne T7.

Leave a Comment

Your email address will not be published.