Gjermanët që refuzojnë të karantinohen pasi rezultojnë të infektuar me COVID do të mbahen në qendrat e paraburgimit, sipas rregullave të reja të hartuara nga autoritetet rajonale.
Shteti lindor i Saksonisë, ku spitalet kanë qenë duke luftuar për të përballuar një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në vend, ka konfirmuar planet për të mbajtur shkelësit e karantinës në një pjesë të rrethuar të një kampi refugjatësh.
Brandenburg dhe Schlesëig-Holstein, gjithashtu kanë krijuar tashmë objekte të tilla, shkruan Die Welt.
Është e paqartë se sa njerëz kanë refuzuar të ndjekin rregullat e karantinës në Gjermani. Por disa shtete kanë thënë se nuk kanë në plan të krijojnë ambiente të ngjashme paraburgimi për shkak të faktit se numri i njerëzve që kanë thyer rregullat është i vogël.