Gjermania po përballet me një valë falimentimesh

Këtë vit dhe vitin e ardhshëm, numri i kompanive të falimentuara në Gjermani do të rritet, kryesisht për shkak të çmimeve më të larta të energjisë, rritjes së inflacionit dhe problemeve me zinxhirët e furnizimit.

300 mijë kompani vendase tashmë kanë probleme financiare, thotë agjencia e auditimit Crif në një studim të publikuar dje, për të cilin kaloi të dhënat e gati tre milionë kompanive.

Në nëntor falimentuan 15.6 për qind e kompanive, më shumë se në mars, raporton dpa.

“Kostot e fryra të energjisë, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe inflacioni po shkaktojnë probleme për shumë kompani”, tha menaxheri i degës së Crif Gjermani, Frank Schlein. Ai ia atribuoi vështirësitë konsumit të brendshëm më të dobët “për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit”.

Agjencia parashikon se numri i falimentimeve të korporatave në Gjermani këtë vit do të jetë 3.6 për qind më i lartë se në vitin 2021.

“Tani llogarisim se në vitin 2022, 14,500 kompani do të jenë të falimentuara”, tha Schlein, ndërsa vitin e ardhshëm ky numër do të rritet në 17,000.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, ka pasur 13,993 falimentime të kompanive, më pak që nga hyrja në fuqi e rregullores aktuale në vitin 1999.
Megjithatë, kjo për shkak të rregulloreve të posaçme për pandeminë, d.m.th., vështrimi në gishta për kompanitë që në rrethana normale do të dështonin për shkak të falimentimit ose mbi borxhit.
Rrethanat normale u rikthyen në fuqi më 1 maj të vitit të kaluar dhe deri në fillim të këtij viti u përjashtuan vetëm kompanitë që pësuan dëme nga përmbytjet në verën e vitit 2021.

Leave a Comment

Your email address will not be published.