Gjermania zbuloi të mërkurën projekt-reformat për imigracionin, trajnime dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një përpjekje e qeverisë së kancelarit gjerman, Olaf Scholz për të ulur mungesën e fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës.
“Sigurimi i bazës sonë të kualifikuar të punës është një nga detyrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë për dekadat e ardhshme”, tha Ministri i Punës, Hubertus Heil.
Numri i vendeve të lira të punës në vitin 2022 ishte në një nivel rekord prej afër 2 milionë, sipas ministrisë.
Një nga reformat është një ligj i ri imigracionit që synon të adresojë pengesat kryesore për emigrantët në Gjermani, veçanërisht për ata që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian.
Projektligji, i parë nga reuters, thotë se reforma mund të rrisë numrin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së me 60 mijë njerëz në vit.
E dyta kërkon të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.
E treta është një “karte mundësie” e re për individët që nuk kanë një ofertë pune, por kanë potencial për të gjetur punë. Karta e mundësive ndjek një sistem të bazuar në pikë që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.
Kabineti miratoi gjithashtu një ligj arsimor që u jep të drejtën të rinjve për trajnime pa pagesë. Agjencia Federale e Punës e Gjermanisë do të paguajë deri në 67 për qind të pagës neto për kohëzgjatjen e trajnimit.
Bruecker e mirëpriti këtë zgjatje, duke vënë në dukje se normat e punësimit midis këtyre emigrantëve ishin midis 97 për qind dhe 98 për qind tre deri në pesë vjet pas transferimit në Gjermani.
“Skema është një sukses i plotë dhe duhet të shtrihet në vende të tjera”, tha Bruecker. /Telegrafi/