Kjo nënë ka krijuar një biznes duke i’u shitur qumësht gjiri grave që nuk mund të ushqejnë foshnjën e vet.
Julie Dennis deri më tani ka fituar 16 mijë euro që nga gushti i 2019, qëkur foshnja e saj nuk ushqehej më me qumësht gjiri, raporton “DailyStar”.
32 vjeçarja filloi t’i bëjë marketing biznesit te saj në Facebook dhe menjëherë një familje e kontaktoi.
Ajo ka caktuar çmimin prej 90 centë për çdo 200 ml, sepse njerëzit s’do mund të paguanin më shtrenjt për ushqimin e foshnjës.
Julie thotë se ajo pompon rreth 400 litra gjatë një muaji dhe e mban në frigorifer.
Ajo u shpreh se ka marrë shumë kritika rreth këtij biznesi, por ajo thotë se e mertion të kompenzohet me para për gjithë orët që kalon duke pompuar qumështin.