“HASANIZMI” PA EGOIZËM PERSONAL, NË FAVOR TË ENERGJIVE TË PËRBASHKËTA

Sot në Shkup, u shënua 12 gushti, dita e çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptar të prirë nga Hasan Prishtina. Për të shënuar këtë ditë të veçant të historisë sonë, u zhvilluan homazhe te shtatorja e Hasan Prishtinës në Shkup. Zv.kryeministrat Sadullah Duraku dhe Bujar Osmani të Maqedonisë Veriore, të shoqëruar edhe nga Skënder Hasani drejtor i ITKSH dhe Mehmet Prishtina, trashëgimtar i Heroit Hasan Prishtina vendosën kurora lulesh tek shtatorja e Hasan Prishtinës në qendër të Shkupit dhe te Busti i Isa Boletinit në Saraj.

“Falënderoj institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht zëvendëskryeministrat Duraku dhe Osmani të cilët me pjesëmarrjen e tyre sot në këto homazhe na nderuan dhe e bënë më madhështore këtë datë historike. Me këtë rast dua që në emër të familjes Prishtina, kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, në shenjë respekti për punën, angazhimin dhe rrugën për liri, ti dhuroj një pikturë të Hasan Prishtinës të realizuar nga piktori që ka lind pikërisht në Polacin e Hasanit, profesorit Bashkim Kabashi. Përmes kësaj pikture e cila besoj se do të gjej vendin në ball të selisë tuaj, dhe të shërbej si amanet për vazhdimin e frymës hasaniste” tha Mehmet Prishtina.

Prishtina shtoi se “ Dita që ndau nga jeta patriotin Hasan Prishtina më 13.08.1933, ndali dhe proceset e integruese dhe ato te bashkimit te shqiptarve, por marëveshja e Ohrit po tregon se është një vazhdimësi e procesit të hasanizmit. Çka nënkupton integrim, barazi, fqinjësi të mirë mes popullit shqiptar dhe fqinjëve”. Dhuratën për liderin e shqiptarëve në Maqedoni Ali Ahmetin, e pranoi zv kryeministri Sadullah Duraku.

Leave a Comment

Your email address will not be published.