HEQJA E HOMOLOGIMIT TË AUTOMJETEVE NUK KALON NË PARLAMENT

Një ndër disa projektligjet të cilat nuk arritën të kalojnë sot në Kuvendin e Kosovës, është edhe votimi i ndryshimit të Ligjit për Automjete, që do të hiqte homologimin e veturave, njofton Insajderi.

Prishtinë, 16 tetor – Heqja e homologimit për vetura është iniciuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, ndërsa në këtë seancë është përkrahur edhe nga deputetja Donika Kadaj – Bujupi.Përveç saj dhe Vetëvendosjes për heqjen e homologimit ka votuar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe Bekë Berisha, po ashtu, nga AAK-ja.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar pro Projektligjit që ndryshon rregullimin e importit të veturave me ligj, në mënyrë që të hiqej pjesa e homologimit.

Në këtë seancë nuk pati kuorum të mjaftueshëm që të votohej edhe Projektligji për Vlerat e luftës së UÇK-së.

Leave a Comment

Your email address will not be published.