Derisa Ministria e Punëve të Jashtme po vazhdon ta fshehë lajmin se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovë, Serbia ka publikuar notën diplomatike të tërheqjes së njohjes,.
Serbi ka paraqitur notën diplomatike ku shihet se Republika e Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, këtu mund ta lexoni edhe në dokumentin e mëposhtëm.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimi Rajonal i Republikës së Gana shpreh respektin e saj për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë dhe është i nderuar të njoftojë si vijon më poshtë”
Kryediplomati i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka treguar sot lajminse edhe Gana ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.
“Kjo është një tjetër dëshmi se ne seriozisht punojmë rreth kësaj teme, me mbështetjen e presidentit të Serbisë, po ashtu tregojmë se kjo çështje nuk është e zgjidhur dhe paralajmëroj se deri në fund të vitit do të jenë edhe 3-4 shtete tjera që do të veprojnë njësoj”, tha Dacic për TV Prva, .
Lajmin në Prishtinë po mundohen ta mbajnë të fshehur autoritet kosovare dhe Ministria e Punëve të Jashtme, deri tani asnjë fjalë nuk e ka folur as ministri në detyrë Behgjet Pacolli.
Kujtojmë se Republika e Ganës vendosi që në vitin 2012 ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran, e ndjekur nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Ndryshe, përkundër thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Europian (BE), Serbia nuk po e ndal fushatën agresive për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.