Hisen Berisha: Në kullat tona kujtohen trimëritë e burrave të mëdhenj të fisit

Hisen Berisha ushtarak karriere, komandant i njohur i UÇK-së në luftën e Koshares, oficer me gradën Kolonel, me rastin e 86 vjetorit të vrasjes së atdhetarit, patriotit dhe kryeministrit të 8-të të Shqipërisë, Hasan Prishtina dhe 107 vjetorit të çlirimit të Shkupit, ka dërguar një mesazh urimi për trashigimtarët e familjes së tij.

MESAZH URIMI I VEÇANTË

Të gjithë bashkëkombësve të mi të fisit Berisha, ua uroj festen e fisit.
Sonte, ashtë natë e veçantë, asht “Nata e Madhe” e Zonjës së Berishës!
Emocionet e kësaj nate celebrimi po mi ngritë edhe më shumë fakti se kam vendosun me i pritë me kushërit e fisit në Grudë të malësisë në Zetë të Malit’ Zi. Kështu e dertuam me kushërinjtë mi, sa ishin në të pame në Polac të Drenicës, z. Martin Berisha dhe Mehmet Prishtina.

Pra, i urojmë t ‘gjithë fisit Berishë, festën e traditës, e identitetit si dhe kodit gjenetik e familjar.

Na ndihmoftë, me familjarë, nipa e mbesa, miq e dashamirë, ashtu si ‘t na e do zemra!

Anën fetare të kësaj dite, le ta mbanë secili si të donë dhe nëse donë.
Po ua thamë këtë atyre që ndjehen konfuz në urimin tim. Por, janë me shumë randësi, kujtime edhe tradita të tjera që lidhen me ketë natë të Madhe, që në ditën e saj bartë kujtime të veçanta, shpesh të rënda, e çdoherë të lavdishme nga jeta familjare dhe kombëtare, me ndodhitë dhe të bëmat tjera që nuk shlyhen kurrë nga kujtesa. E që burrat e këtij fisi në krye të lëvizjeve dhe zhvillimeve të mëdha kombëtare i lan trashëgimi historisë dhe kombit.

Në kullat tona në kangë sharkie e lahute, kujtohen trimëritë e trajtohen pleqnitë e burrave të mëdhenj të fisit tonë, Iber Smajl Pasha, Hasan Prishtina, Ymer Berisha, Sali Rame Berisha, Idriz Seferi, Isuf Agë Rashkoci, Azem Galica, Mehmet Agë Rashkoci, Ahmet Delia, Xhemajl Abria, Tahir Berisha, Asmon Agë Rashkoci, Tahir Meha, Jusuf e Bardhosh Gervalla, Bajram Agë Rashkoci, Adem Jashari, Agim Ramadani, Bekim Berisha, Sadik Zeka, Ahmet Berisha, Sadik Azem Lahu, Adem Sadik Azemi, e shum figura te reja qe ruajtën vazhdimësinë e heroizmit dhe angazhimit për interesat e kombit dhe atdheut, Rrustem Berisha, Mehmet Prishtine, Martin Berishs, Elmi Berisha, Hisen Berisha, Baki Mehmet Azemi, Edmond Kolë Grabanica, etj. janë përtëri historia me fjalë e vepra, për kohnat e trim’nive të lavdishme.

Janë përmendë se si janë ba vrasjet e para mbas sundimit otoman, mandej në kohën e Serbisë se parë, e me theks të kohës së komunizmit, me detaje të padjallëzueme. E në çdo ndeje e rrëfim historie të fistarëve e burrave të mëdhenj të kombit, recitoheshin vargjet e “Lahut’s Malsis” nga At Gjergj Fishta, për kanun e besë t’parvet. Për me arrit kulmin e shënimit të festës këndoheshin kange “krahina’ trimash e bëmash qe manin ndezun pishtarin e luftës për liri e identitet deri në ditët tona si për Ndue Përlleshin, e Shaban Polluzhën, Tahir Mehen, Ahmet Delin e Dem Ahmetin, Luftën e Nokshiqit e luftën e Lugut Bnaranit, etj.

Me po këtë elan njohurish që ngrenë emocionet dh krenarinë e përkatësisë fisnore e kombëtare të festohen edhe sot e në histori si vlera të identitetit tonë jo vetëm klanor por kombëtare.

GËZUAR!
Hisen Berisha

Leave a Comment

Your email address will not be published.