Hoxhaj: Kam informata se edhe 10 shtete të tjera do ta tërheqin njohjen, kjo është serioze

Enver Hoxhaj thotë se një shtet i rajonit iu ka thënë se Serbia është duke përgatitur fushatë për tërheqjen e njohjeve, dhe sipas tij janë përmendur edhe mjetet të cilat do të përdoren për tërheqje të njohjeve.

Hoxhaj ka thënë se për të, tërheqja e njohjeve nuk ka qenë situatë e re.

“Janë 13 vende të cilat i kanë tërhequr njohjet. Ne duhet ta kuptojmë njëherë karakterin e shtetësisë tonë. Nëse ne do të ishim anëtarë i OKB-së, njohja do të ishte universale. Në këtë situatë kur një vend e njeh Kosovën duhet të vendosen marrëdhëniet diplomatike. Ka disa të vërteta që janë të lëndueshme”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se kanë informata që edhe 10 vende tjera mund ta tërheqin njohjen. “Unë kam informata të besueshme dhe në raportin diplomatik kjo është serioze. Ne e kemi përdorur dialogun për me marrë njohje”, ka thënë ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published.