Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen janë përfshirë në rrahjen e djalit të politikanit serb Nenad Rashiq
Si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet Nikolla Rashiq ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Ndryshe, djali i ish-ministrit serb Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq është rrahur nga disa persona në Llapnasellë, me ç’rast ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Sulmi ndaj djalit të politikanit serb është dënuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kandidati për kryeministër Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbott.
Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit nga IQ “Za slobodu pravdu i opstanak” (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë), Rada Trajkoviq, ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për incidentin e sotëm në Llaplesellë, ku brutalisht ëhtë rrahur i riu Nikolla Rashiq.“Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë”, ka shkruar Trajkoviq në një postim në Twitter.
Trajkoviq thotë se djali i politikanit serb u sulmua nga 30 persona.
“President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrinë ‘fitoret’ e saj me 95%”, ka shkruar Trajkoviq.