Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka porositur përmes një apeli të gjithë qytetarë të përkundër që sot është dita e parë e lehtësimit të masave pas pandemisë Covid-19, të kenë kujdes të shtuar e të mos vazhdojnë fluksin e shtuar nëpër qytete kudo nëpër Kosovë.
IKShP-ja, ka thënë se kjo është sjellje e rrezikshme dhe se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.