IKSHPK: Uji në Deçan nuk është i infektuar

Kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Adnora Nurboja nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar.

Ajo tutje ka shtuar se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.

Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.

Ndryshe, deri tani, sipas asaj që është konfirmuar simptoma të helmimit kanë pasur më se 1 mijë e 500 qytetarë.

Opozita ndërkaq ka pasur kritika të ashpra drejtuar qeverisë për neglizhencë pasë parasysh faktin se zyrtarë të saj tek sot kanë vizituar komunën e Deçanit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.