ILIR SHAQIRI KËNGË PËR HASAN PRISHTINËN

Fondacioni “Hasan Prishtina” po zhvillon shumë aktivitete në kuadër të shënimit të 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vrasjes së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” z. Mehemt Prishtina ka bëre të ditur se me iniciativën dhe nën sponsorizonim e tij, po përgatitet një këngë për uraganin e çështjes shqiptare Heroin Kombëtar Hasan Prishtina. Ai tha se kjo është një  dhuratë modeste nga Fondacioni “Hasan Prishtina” Këngë kushtuar Heroit të kombit dhe Kryeministrit te 8-të të Shqiptar Hasan Prishtina.

Kënga ka një tekst që ta rrëqeth mishin e ta ndriçon shpirtin, me tekst të shkrimtarit të mirënjohur z. Adem Gashi, kënduar nga ikona e këngës shqipe, artisti i madh Ilir Shaqiri, kurse për muzikën është kujdesur kompozitori i jashtëzakonshëm z. Edmond Zhulali

Donator: Fondacioni Hasan Prishtina – Mehmet Prishtina

Me 27 shtator 1873, u lind njëri nga më mendjendriturit e historisë sonë kombëtare.

Me poshtë publikojmë tekstin e këngës e cila së shpejti do të jetë e publikuar:

 

SHTEG DIELLOR HASAN PRISHTINA

 

Për shumë vjet e tej një shekull

Bredh në kohëra e vjen sërish,

Krejt i vetëm mbi çdo mjegull

I pamposhtur mes stuhish.

 

Dritë e mendjes ballit tënd

L’shon veç rreze kuptimplote,

N’oda, n’male e n’kuvend

Na hap udhë urtësia jote.

 

Ti je zjarri i pashuar

Kur na ligët moti e stina,

Je ti dhiata e brendashkruar

Shteg djellor, Hasan Prishtina!

 

Ku thotë shqipja: bukë e ujë

Ku hedh rrënjë pemë Ilirie,

Prush nën këmbë o për të hu’j

Ti o shkëmb me palcë Shqipërie.

 

Bijnë e ngrihen trima e burra

Luftë bashkimi e kryengritje

Dikush shemb e ti ngre ura,

Me ty nis emri përndritje.

 

Me ty flaka del nga stralli

Gjithë shkëndija e anë për anë

Mendjen lule n’lule balli

Gris defterë e çjerr fermanë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.