INTERVISTË | MEHMET PRISHTINA: ROLI I HASAN PRISHTINËS I PAKONTESTUESHËM NË THEMELIMIN E SHTETIT SHQIPTAR

Intervistë eksklusive me stërnipin e Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina për ZAMAN SHQIP i cili na rrëfen për rolin dhe vendin që ka në historinë shqiptare Hasan Prishtina. Hasan Prishtina ka qenë aktivist shqiptar për autonominë e më pas pavarësinë shqiptare, ministër dhe deputet i shtetit shqiptar.

Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 prill 1873, i njohur si Hasan Berisha, Polaci, ose Vuçiterna. Pinjoll i bejlerëve të Vuçiternit, dera e tyre ka qenë një familje e nderuar spahinjsh vendas. Mësimet e para kreu në vendlindje. Vazhdoi shkollimin në gjimnazin frëng të Selanikut, më pas në Stamboll u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Pas përfundimit të shkollës punoi në Shkup, ku qe edhe pjesë e klubit “Bashkimi” në qytet dhe lobon pro shkronjave latine për alfabetin shqip.

Deputet në Mexhlisin Osman, 1908 – 1912

U zgjodh dy herë deputet në parlamentin osman si përfaqësues i Prishtinës për Vilajetin e Kosovës. Qysh me herën e parë më 17 dhjetor 1908, u vetë nënshkrua Hasan Prishtina. Në fillim përkrahte xhonturqit të cilëve ua përkrahu edhe Revolucionin, por pas fushatave ndëshkuese të Xhavit Pashës në krye të ushtrisë osmane bëri në Vilajetin e Kosovës, parlamenti i shërbeu si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Ngjalli interesin e kanaleve diplomatike angleze e austro-hungareze për çështjen shqiptare. Humbi vendin e deputetit më 1912, ashtu si krejt deputetët shqiptarë.

Memet Prishtina Zaman 2 fd60e

Pa Kongresin e Manastirit 1908, pa kryengritjen e Shkupit ne nuk do ta kishim as Pavarësinë e Vlorës

Cili ka qenë roli i Hasan Prishtinës në proceset e themelimit të shtetit shqiptar?

Varet nga cili këndvështrim e shikojmë sepse figurat e lavdishme siç është Hasan Prishtina, një figure politike e cila bart bagazhin më të rënde në procesin e pavarësisë. Dihet se Hasan Prishtina, pas kryengritjes anti-osmane kundër qeverise se xhonturqve futet në Shkup, dhe pas marrëveshjes me Haki Pashen ku pranohen kërkesat pra jo 14 pika, por prej tyre 12 pika që në fakt më vonë rezultojnë se edhe ato nuk janë pranuar . Kryengritja në një fare forme nuk do them që dështon , por sipas Hasan Prishtinës është dashur me u mendua më mirë, dhe a ka qenë me vend që në atë formë të futen në Shkup në atë kohë. Dihet se më vonë pason sulmi nga ushtria e mbretërisë Serbo-kroate sllovene, dhe Hasan Prishtina pas një zhgënjimi të përçarjes së shqiptarëve, mosrealizimit të premtimeve se ai do përkrahet dhe këtë ai e cek edhe në kujtimet e veta pasi se detyrohet që nga frika e dështimit të kryengritjes popullore ti shes edhe depot e veta që i kishte në Shkup që ta financojë kryengritjen vetë gjë që nuk është e zakonshme sepse mund të themi që ky është një rast unik.

HP, me 14 tetor së bashku me 14 delegat futet në Shkup, që të kalojë nga kërkesa për autonomi në kërkesën për pavarësi dhe ideja e tij ka qenë që pavarësi e Shqipërisë të shpallet në Shkup me kryeqytet Shkup, dhe po atë ditë ka qenë i përcjellë nga Serbia e cila pas futjes në Kumanovë depërton në Shkup arrestohet dërgohet në burgun e Kalimengdanit në Selanik dhe kështu ai mungon si firmëtar i pavarësisë. Roli i tij është i pakontestueshëm në themelimin e shtetit shqiptar, ai mbahet peng mbi 6 muaj në burgun e Kalamegdanit dhe me ndërhyrjen ndërkombëtare ai lirohet dhe kjo ka qenë arsyeja se pse Hasan Prishtina mungon si firmëtar i pavarësisë, më 28 nëntor në Vlorë. Këtu kisha shtuar se pa Kongresin e Manastirit 1908, pa kryengritjen e Shkupit ne nuk do ta kishim as Pavarësinë e Vlorës.

Fuqia diplomatike e Hasan Prishtinës ka qenë e veçantë

Hasan Prishtina ka jetuar në shumë vende të cilat anë atë kohë janë konsideruar si kryeqendrat më të zhvilluara ekonomike dhe kulturore. Por, çfarë roli ka luajtur Hasan prishtina në diplomaci?

Është fakt se Hasan Prishtina ka jetuar në shumë vende, është shkolluar në liceun francez në Selanik, ka mbaruar studimet për drejtësi në universitetin e Stambollit, dhe aty është edukuar për të administruar shtetin, por edhe si diplomat., Dihet se pas pakënaqësive të mëdha të qeverisë së xhonturqve të cilët para se të vinin në pushtet premtojnë shumë për shqiptarët dhe pasi marrin pushtetin i cungojnë të gjitha të drejtat e shqiptarëve . Hasan Prishtina, në parlamentin osman në mexhlisin e tyre, me fjalimin mjaft të ashpër dhe kryengritës pasi aty ishte i pranishëm edhe sulltan Hamiti ku ai haptas e kundërshton qeverinë ku thotë se nëse nuk përfillen kërkesat e shqiptarëve unë do të je mi pari që do të organizojë kryengritjen në Malet e Kosovës gjë që më vonë e bën edhe realitet. Pas këtij fjalimi dihet se është organizuar paria shqiptare, të gjithë deputetët shqiptar të cilët i kanë përfaqësuar të gjitha zonat shqiptare në parlamentin osman, duke filluar me Ismail Qemalin, Syrja bej Vlora, Ekrem bej Libohova etj. Fillimisht ata takohen në shtëpinë e Hasan Prishtinës dhe më vonë në shtëpinë e Syrja bej Vlora dhe si fund i takimit njihet një hotel ku ata marrin detyrat dhe marrin vendim që do ta braktisin parlamentin osman dhe do të kthehen në vendlindje që të fillojnë organizimin e kryengritjes për çlirimin e tokave tona.

Pra ai para se të kthehet në Kosovë, ndalon në Selanik, Manastir në Sofje, në Shkup dhe komunikon me të gjitha përfaqësitë diplomatike të cilëve ju shpalos idenë e organizimit të një kryengritje. Për më shumë ai ka mbajtur kontakte me deputetin bullgar me përfaqësues të ndryshëm të partisë së tyre, ka komunikuar me kroatët dhe me komunitetet tjera të cilëve u ka bë thirrje që bashkërisht ta organizojnë kryengritjen. Konzuli Pekhan i bën disa pyetje dhe i sugjeron që të heq dorë nga kryengritja e shpejtë, sepse shqiptarët nuk kanë strategji nuk kanë armatim dhe kjo kryengritje mundet të dështojë si ajo e vitit 1910, e malësisë së madhe. Hasan Prishtina i kundërpërgjigjet konsullit Pekhan, duke i thënë se kjo tani ndryshon sepse unë kam marrë legjitimitetin dhe përkrahjen nga malësia e Tuzit e deri në Çamëri dhe u shpalos fakset që i kishin arritur më mungesë të përfaqësuesve që nuk kanë mundur të vijnë. Pra me këto fakse ai kishte të drejtën të flas në emër të tyre dhe ka qenë njeri më i besuar i shqiptarëve në atë kohë.

Nga konsulli Pekhan, ai kërkon që t’ia përcjell qeverisë në Londër se neve na duhet armatim, na duhet përkrahje materiale dhe financiare dhe ne besojmë në mbretërinë e bashkuar të Anglisë, dhe shpresojmë se këtë do ja përcjellin mbretërisë së Anglisë sepse ai ka pasur raporte të veçanta me konsullin Pekhan. Në një komunikim me përfaqësuesin e ambasadës së mbretërisë serbo-kroate-sllovene, në një kabllogram dërguar në Beograd thotë dhe e përshkruan lidhjen e afërt me Pekhan dhe thotë se ky është një mik i afërt i konsullit Pekhan i cili e çdo herë mbështet atë. Domethënë ai para se të vijë në Kosovë dhe ta organizojë kryengritjen ka komunikuar me të gjithë përfaqësitë diplomatike dhe e ka informuar opinionin e fuqive të mëdha se kryengritja është në prag dhe ai kërkonte mbështetje . Fuqia e tij diplomatike ka qenë e veçantë.

Memet Prishtina Zaman 1 085e0

Sa është i pranishëm Hasan Prishtina në historiografinë shqiptare. Pra sa kanë studiuar apo sa kanë gjurmuar institutet për rolin e tij para dhe pas pavarsisë së shtetit shqiptar?

Me thënë të drejtën Tirana dhe Prishtina kanë bërë shumë pak në këtë drejtim, kurse iniciativat familjare kanë rezultuar me ngritjen e monumentit të Hasan Prishtinës që janë donacion kryekëput i familjes, ndërsa shteti ka bërë shumë pak për këtë. Në anën tjetër Institutit për Trashëgiminë Kulturore të shqiptarëve në Shkup, i drejtuar nga Skender Hasani ka bërë shumë më tepër dhe po vazhdon në mënyrë permanente që të hulumtojë dhe të nxjerrim nga arkivat dokumente për periudhat e ndryshme kohore , rolin dhe ndikimin e tij gjatë asaj periudhe. Nuk mohohet fakti se sot Universiteti i Prishtinës është emëruar me emrin Hasan Prishtinës, që do të thotë shumë që sigurisht besoj se pa përkrahjen e atëhershme të kryeministrit Hashim Thaçi, kjo nuk do të mundej të realizohej.

Unë mendoj se kjo meriton të përshëndetet edhe pse në fillim ka pasur hezitime nga studiues, akademik sepse dihet në aspektin shkencor emërtimi i një universiteti i cili është i ranguar në atë listë të njohur siç është Universiteti i Prishtinës, diku në vendin 1500 tani me riemërtimin ka rënë diku nën vendin e 3 mijë dhe kjo është një goditje në rangim si pasojë e ndryshimit të emrit. Mirëpo vlerësimi i qeverisë së Kosovës, atëherë që kulti i dijes të emërohet me emrin e Hasan Prishtinës, ka qenë i qëlluar jo sepse na pëlqen neve si familjar, por unë mendoj se Hasan Prishtina ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër analfabetizmit në shkollimin e fëmijëve dhe ai ka dhënë gjithçka për këtë komb jo vetëm me pushkë dhe penë, por edhe djersën e fundit. Kjo është një mirënjohje që duhet të përshëndetët, por duhet të mos ndalojmë, por të vazhdojmë me hulumtime dhe gjurmime për të zbuluar më shumë nga vepra e tij dhe puna që ka bërë gjatë periudhës së formimit të shtetit shqiptare.

Kohën e fundit kanë filluar të qarkullojnë informacione në lidhje me pasardhësit e Hasan Prishtinës. Si qëndron e vërteta?

Kohën e fundit kemi disa gafe mediatike të cilët duke e parë kontributin e jashtëzakonshëm të tij, kanë filluar të dalin disa pinjoll përfaqësues të padenjë që ta ngatërrojnë historinë dhe kjo aspak nuk është e qëlluar. Unë mendoj se pasi Hasan Prishtina, nuk ka pasur pasardhës biologjik, por familje e ka pasur popullin dhe shtetin për të cilin ka luftuar deri në frymën e fundit Kështu që ata që janë identifikuar dhe identifikohen në vazhdimësi me figurën e tij ata janë familja reale. Nëse flas për veti unë i takoj fisit dhe gjakut të Hasan Prishtinës, nga fshati Polac nga familja e Ali Ujkave dhe Ali Berishës e cila pastaj ndahet në tre, njëra mbetet në Polac njëra shkon në fshatin Beciq dhe tjetra në Vushtri.

Në aspektin gjeonologjik, sot nuk është vështirë me e konstatuar se kush kujt i takon sepse jemi në shek 21, dhe me një krahasim gjenetik kjo përgjigje merret shumë shpejt. Tek ne nuk ka interes që të qartësohet gjeonologjia. Dikush do ta mjegullojë këtë punë dhe kjo është një dukuri e shëmtuar prapa së cilës fshihen njerëz të cilët kanë mangësi në origjinën e tyre, kanë mangësi në rrugëtimin e jetës dhe veprës së tyre, dhe qëllimet e tyre tani mundohen ti identifikojnë me figura të cilëve gjatë këtyre viteve u kanë qëndruar larg dhe tani dëshirojnë të përfitojnë nga ato.

Arritëm ta përjetësojmë figurën në bronz të Hasan Prishtinës, në tre qendra Shkup, Prishtinë dhe Tiranë

Në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në Shkup, u vendos busti i Hasan Prishtinës, a do të kemi në ndonjë qytet tjetër bustin e tij?

100 vjetori i shtetit shqiptar ishte një ngjarje e madhe edhe për ishim me fat sepse arritëm ta përjetësojmë figurën në bronz të Hasan Prishtinës, në tre qendra Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Kjo pyetje ndoshta duhet ti adresohet edhe qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Iniciativa për vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë, ka filluar pikërisht nga ana ime në vitin 2014 së bashku me disa intelektual të tre kryeqendrave tona. Unë me një shkresë i jam drejtuar qeverisë shqiptare që të bëhet shkëmbimi i shtatoreve Ismail Qemali të vijë në Prishtinë, kurse Hasan Prishtina në Vlorë, sepse dihet që ai pa fajin e tij ka munguar në shpalljen e shtetit shqiptar më 1912.

Një grup i drejtuar nga drejtori i kontrollit të lartë të shtetit Bujar Leskaj, arriti që ta realizoj shtatoren e Ismail Qemalit e bërë në bronz dhe e vendosur para disa ministrive, pra para ish pallatit të shtypit Rilindja në Prishtinë. Në anën tjetër në parim ekziston një vendim i Bashkisë së Vlorës, ku parimisht pranohet përjetësimi i shtatores së Hasan Prishtinës, por mbetet të përcaktohet lokacioni ku do të vendoset. Për ngritjen e shtatores në Vlorë është zotuar komuna e Prishtinës me në krye Shpend Ahmetin, por diçka ka mbetur në vend dhe nuk ka lëvizje në drejtim të realizimit të këtij projekti. Ka disa nisma nga ana e zëvendëskryetarit të Prishtinës Selim Pacolli por pa ndonjë rezultat pasi sipas tij nuk ka mjete të mjaftueshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published.