Ishte 25-vjeçare kur u bë mbretëreshë! Si u ngjit në fron Elizabeth II?

Elizabeth II ishte 25 vjeç kur u bë mbretëreshë, në shkurt të vitit 1952.

Atë muaj, Princesha Elizabeth dhe i shoqi, Princi Philip, ndodheshin në një udhëtim zyrtar në Afrikën Lindore, në kuadër të një turi në vendet e Commonwealth.
Por, pak ditë pas largimit nga Londra, më 6 shkurt, mbretëresha mori lajmin për vdekjen e të atit, Mbretin George VI.

Të njëjtën ditë, ajo u kthye në Londër me një tjetër status shoqëror.

Pavarësisht se ishte i sëmurë, vdekja e Mbretit George në moshën 56-vjeçare qe e papritur. Pas kësaj ndodhie, Elizabeth ishte e vetmja që mund të merrte fronin, pasi xhaxhai i saj Eduard VIII e kishte refuzuar që më herët.

“Ishte në vitet e adoleshencës kur Elisabeth, papritmas kuptoi se kursi i saj i jetës do të ndryshonte në mënyrë dramatike, pasi xhaxhai i saj refuzoi fronin”, thotë Anna Whitelock, historiane e monarkisë në Universitetin e Londrës.

Vetë Elisabeth e pranoi fatin e saj, duke reaguar me një ndjenjë detyre menjëherë pasi mori lajmin për vdekjen e të atit. Ndërsa përgatiti procedurat për kthimin në Londër, ajo shkroi letra për të “kërkuar ndjesë” që po largohej papritmas nga Afrika Lindore.

Elizabeth u kurorëzua si mbretëreshë mbi një vit më vonë, në 2 qershor të vitit 1953.

Ceremonia e kurorëzimit ku morën pjesë aristokracia e Anglisë, udhëheqës ndërkombëtarë politikë, qytetarë dhe biznesmenë, u transmetua nga televizionet dhe radiot në të gjithë botën.

Mbretëresha Elizabeth II është monarkja e 63-të e Britanisë.

Të dielën ajo festoi 70-vjetorin e mbretërimit të saj, ku edhe shprehu dëshirën që Camilla, dukesha e Cornwal të njihet si mbretëreshë, kur i shoqi, princi Charles të bëhet mbret i Britanisë së Madhe.

Leave a Comment

Your email address will not be published.