Ja edhe për çka kosovarët marrin kredi

Do të befasoheni por kosovarët në kredi hyjnë edhe për gjëra luksi, siç është blerja e veturës apo kredi për udhëtim.

Sipas një ankete të Institutit “GAP”, gjysma e të anketuarve kanë thënë se kanë marrë kredi konsumuese, 17% kredi për blerjen e shtëpisë, 6% kredi për blerjen e automobilit e kështu me radhë.
Ekspertë të kësaj fushe, konsiderojnë se në disa raste qytetarët marrin kredi pa ndonjë planifikim paraprak. Ata thonë se para marrjes së vendimit për të aplikuar për kredi, qytetarët duhet të planifikojnë me kujdes arsyen e marrjes së kredisë.
Në shumicën e rasteve, kreditë duhet të merren për investime dhe jo për konsum dhe luks, pasi sipas ekspertëve, kredia për konsum mund të rritë varfërinë duke i shtyrë familjet të përballen me vështirësi të jashtëzakonshme financiare.
Po ashtu edhe një pjesë e bizneseve, marrin kredi për blerjen e veturave, rritjen e luksit nëpër zyrat e tyre dhe nuk marrin kredi për profesionalizimin e fuqisë punëtore, zgjerimin e linjave prodhuese dhe për avancimin e shërbimeve të tyre që u ofrojnë klientëve, vlerësojnë ekspertët.

Më poshtë tabela:

Leave a Comment

Your email address will not be published.