Dy milionë euro u transferuan në një kompani e cila nuk ekziston, babë e bir në kërkim nga policia. Dhe gjithçka tjetër u zbulua rreth një veprimtarie kriminale për të cilën dyshohen babë e bir, banorë të Llapushnikut të Drenasit.
Kadri e Valon Shala, nuk ndodhen në shtëpinë e tyre një ditë pas dyshimeve se ata pranuan katër transaksionet me vlerë dy milionë euro, që u realizuan ilegalisht nga thesari i Kosovës në llogarinë e kompanisë që ata e kanë hapur.
Ani pse në veprimtarinë e biznesit thuhet se merren me ndërtime e demolime të objekteve, adresa e biznesit shpie diku tjetër.
Dhe gjithçka tjetër u zbulua rreth një veprimtarie kriminale për të cilën dyshohen babë e bir, banorë të Llapushnikut të Drenasit.
Kadri e Valon Shala, nuk ndodhen në shtëpinë e tyre një ditë pas dyshimeve se ata pranuan katër transaksionet me vlerë dy milionë euro, që u realizuan ilegalisht nga thesari i Kosovës në llogarinë e kopanisë që ata e kanë hapur.
Ani pse në veprimtarinë e biznesit thuhet se merren me ndërtime e demolime të objekteve, adresa e biznesit shpie diku tjetër.
Biznesi që u regjistrua me 21 gusht të vitit 2019 duket se është fiktiv, pasi askush nga banorët përreth nuk e di se Shalajt posedojnë një kompani të tillë.
Të dy këta janë ende në arrati dhe janë në kërkim nga Policia e Kosovës.
T7 ka pyetur fqinjët se kur i kanë parë Kadri e Valon Shalën për herë të fundit, por të njëjtin nuk janë parë në fshat që një kohë.
Ndërkohë nën pranga të policisë ka përfunduar zyrtari i thesarit i cili realizoi këto transaksione.
Bëhet fjalë për Labinot Grudën, i cili jeton në fshatin Komoran të Drenasit.
Familjarët e Grudës nuk deshën të flasin para kamerës për këtë rast, megjithatë ata mohuan se kanë qenë në dijeni se Labinoti kreu një veprim të tillë.
Sipas tyre përgjegjës është vetëm ai dhe ende nuk kanë komunikuar me atë.
Përmes këtyre procedurave u vodhën dy milionë euro nga Thesari i Kosovës
Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ministrja Bajrami ka treguar detaje për transaksionet.
Janë mbledhur për të diskutuar gjetjet e raportit vjetor të Auditimit për vitin 2019.
Por në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, dikush ka një informacion më të rëndësishëm për të komentuar.
Në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ministrja Hykmete Bajrami ka treguar detaje rreth asaj që po cilësohet si vjedhja e vitit.
Ajo tha se posa janë njoftuar për transaksionet në Thesar në vlerë prej më shumë se dy milionë euro, kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.
Për ta realizuar këtë krim kibernetik, të dyshuarit kanë thyer disa fjalëkalime për të bërë transaksionin.
Mirëpo gjithçka që të dyshuarit kanë bërë, është e verifikueshme.
Bajrami tha se për realizimin e këtyre transaksioneve, nuk është shfrytëzuar asnjë nënshkrim i saj e as i drejtorit të thesarit.