Ja kush pritet të jetë ambasadorja e Kosovës në Izrael

Sot, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizojnë marrëdhënie diplomatike. Ceremonia do të përfundojë me zbulimin e një pllake që do të vendoset në hyrje të ambasadës së ardhshme të Kosovës në Jerusalem.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi do të nënshkruajnë dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Si pasojë e masave anti-koronavirus dhe kufizimeve në udhëtime – Izraeli ka mbyllur aeroportin “Ben Gurion ”— ceremonia nuk do të mund të realizohet fizikisht. Kjo do të jetë hera e parë që Izraeli ndërton marrëdhënie diplomatike me një vend virtualisht, shkruan “Times of Israel”.

“Të udhëhequr nga vullneti i përbashkët për të promovuar dhe forcuar lidhjet miqësore, si dhe për të zgjeruar horizontet e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe bazuar në parimet universale të ligjit ndërkombëtar; duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin e frytshëm në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe në sfera të tjera të interesit të përbashkët, (Kosova dhe Izraeli) kanë vendosur që të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh”, thuhet në dokumentin të cilin do ta nënshkruajnë kryediplomatët e Kosovës dhe Izraelit.

Ceremonia e nënshkrimit të këtij dokumenti do të nisë në ora 14:30.

Në dokument po ashtu thuhet se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve respektivë “do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve normale diplomatike”.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael pritet të jetë Ines Demiri, e cila më 2020 ishte emëruar e ngarkuar me punë në po këtë shtet.

Ndërkaq, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme kanë thënë se kjo ngjarje do të jetë historike, pasi për herë të parë dy shtete vendosin marrëdhënie përmes platformave virtuale.

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit është pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova po ashtu është zotuar se do të hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, kurse Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ceremonia do të përfundojë me zbulimin e një pllake që do të vendoset në hyrje të ambasadës së ardhshme të Kosovës në Jerusalem.

Presiden Kosovo: Israel Akui Kami, Saya Buka Kedutaan di Yerusalem

Leave a Comment

Your email address will not be published.