Lideri rus Valdimir Putin raportohet se zotëron një pasuri prej 160 miliardë paund dhe thuhet se jeton si një mbret. Ndërkohë së fundmi në mediat është shfaqur një nga pronat e tij që vlerësohet se vlen 202 milionë paund. Ajo është ndërtuar në periferi të Moskë, në një vend të sigurt, i njohur gjithashtu si ” fshati i miliarderëve “.
Kritikët e tij pretendojnë se ai ka grumbulluar një pasuri të madhe personale me flota jahte, makina dhe pallate të fshehta presidenciale. Putini kujdeset gjithmonë të ulë numrat kur bëhet fjalë për pasurinë e tij, duke pretenduar se ai merr një pagë relativisht të ulët nga shteti, që arrin rreth 100,000 paund në vit. Sidoqoftë, ekspertët thonë se ai është në të vërtetë 60 herë më i pasur se Presidenti i SHBA-së Donald Trump .
Përveç pallatit të tij të fundit, emri “Putin” ka qenë i lidhur me shumë prona në vitet e fundit me disa që thonë se ai zotëron shtëpi me vlerë më shumë se 1 miliardë. Njëra është një pronë në Detin e Zi me vlerë 800 milion paund e quajtur Pallati Gelendzhik, me një helikopter dhe vreshtin e vet. Dizajnuar fillimisht si një shtëpi pushimi me një pishinë, sot ajo ka një fasadë madhështore me kolona, që të kujton pallatet e carëve rusë të shekullit të 18-të. Portat e mëdha prej hekuri të farkëtuar në oborr mbajnë një shqiponjë të artë perandorake ndërsa në pjesën e jashtme mbizotërojnë kopshtet e zbukuruara, me një teatër privat, një parkim për tre helikopter.