Ja se si funksionojnë 3 kodet bërthamore të Rusisë

Të ngjashme me valixhen amerikane që udhëton gjithmonë me presidentin e SHBA-së, të quajtura“Cheget”, një nga valixhet i takon presidenti rus, e dyta Ministrit të Mbrojtjes dhe e treta shefit të shtabit të ushtrisë ruse. Në fakt, që të ndodhë lëshimi i një rakete bërthamore ruse, duhet të ketë konfirmim të urdhrit nga të tre autoritetet më të larta politike dhe ushtarake ruse.

Nga Paolo Mauri “Il Giornale”

Ndërsa forcat tokësore ruse po hasin më shumë rezistencë sesa pritej, dhe me Shtabin e Përgjithshëm rus që po përpiqet të dalë nga ky ngërç duke e shmangur përfshirjen në luftime urbane, të cilat janë një makth i vërtetë për ata që sulmojnë, presidenti Vladimir Putin urdhëroi të dielën të “hyjnë në një gjendje gatishmërie speciale forcat strategjike të Federatës Ruse”.

Po çfarë është është ky “lajmërim i veçantë”? Triada bërthamore ruse është zhvilluarme raketat balistike ndërkontinentale, të lëvizshme dhe të palëvizshme (në kapanone), tek avionët bombardues strategjik dhe tek nëndetëset raketore (SSBN).

Alarmi i posaçëm i lëshuar nga Putin nuk nënkupton një gjendje alarmi, apo edhe një paralajmërim të hershëm në kuptimin ushtarak, por një gjendje gatishmërie të përgjithshme që është e ndryshme nga situata normale e funksionimit të gjërave.

Ndërkohë ka pak ndryshim sa i përket kapanoneve të lëshimit të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), pasi këto sisteme mbahen vazhdimisht “në gatishmëri”, 24 orë në ditë, 7 ditë të javë, 365 ditë në vit, që të aktivizohen dhe lëshohen shpejt në rastin e një sulmi bërthamor nga armiku.

Kjo situatë nuk sjell ndonjë ndryshim as për SSBN-të n. Disa “boomers”(siç quhen në zhargon këto nëndetëse të veçanta) mbahen gjithmonë në det në patrullim, në mënyrë që të thirren në veprim pa asnjë paralajmërim paraprak.

Nga ana tjetër, personeli që menaxhon ICBM-të e lëvizshme (për shembull raketat e tipit Yars ose Topol-M), është në një gjendje të njoftohet shumë shpejt, duke braktisur menjëherë bazat e tyre duke shkuar drejt vendeve të paracaktuara të lëshimit të raketave, të shpërndara  në territorin e stërmadh të Rusisë.

Sa i përket avionëve bombardues strategjikë, ndodh diçka e ngjashme. Pra përgatitet armatimi dhe i gjithë personeli është në gatishmëri për t’i nisur sa më parë në mision.

Në të vërtetë ky nuk është një kërcënim bërthamor:por është strategjia që përdor presidenti rus për të ushtruar presion ndaj Perëndimit (këtu përfshihet dhe Ukraina) në tryezën e negociatave. Në rrezik nuk është vetëm fundi i konfliktit ukrainas, por e gjithë seria e masave të marra nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara në shenjë hakmarrje ndaj pushtimit rus.

Ne mund të hipotetizojmë, me njëfarë vetëbesimi, se vendimi i Putinit për ta ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave strategjike bërthamore u sugjerua nga Kina, e cila përfaqëson në këtë konflikt brinjën e tretë të një trekëndëshi me Ukrainën si qendër të saj të gravitetit.

Në fakt Shtetet e Bashkuara, kishin vendosur që vitin e kaluar një embargo të vërtetë ndaj qasjes së Kinës tek mikroprocesorët dhe gjysmëpërçuesit e prodhuar në Tajvan, duke gjeneruar panik në industritë lokale të teknologjisë, dhe të gjitha seritë e vonesave në zinxhirin e prodhimit që i njohim mirë.

Prandaj Pekini shfrytëzoi rastin për të hyrë me forcë në tryezën e bisedimeve, të paktën kështu besojmë ne, duke i sugjeruar Moskës të përdorë “kërcënimin bërthamor”.Por si do të ndodhte lëshimi i raketave bërthamore ruse?

Nëse do të ishte një “goditje e parë” nga Moska, nuk do të përdorej sistemi rus i paralajmërimit të hershëm, që është i dizenjuar të paralajmërojë lëshimet e raketave amerikane. Prandaj do të aktivizoheshin dhe përdoreshin 3 valixhet e kodeve bërthamore.

Të ngjashme me valixhen amerikane që udhëton gjithmonë me presidentin e SHBA-së, të quajtura“Cheget”, një nga valixhet i takon presidenti rus, e dyta Ministrit të Mbrojtjes dhe e treta shefit të shtabit të ushtrisë ruse. Në fakt, që të ndodhë lëshimi i një rakete bërthamore ruse, duhet të ketë konfirmim të urdhrit nga të tre autoritetet më të larta politike dhe ushtarake ruse.

Në rast se njëri nga të tre kodet nuk aktivizohet, ose e anulon urdhrin, lëshimi i raketës ndërpritet. Në këtë pikë urdhri i lëshimit u dërgohet direkt komandantëve të kapanoneve të raketave balistik dhe nëndetëseve speciale, të cilët duhet të kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme.

Vlerësohet se nga lëshimi i urdhrit, një SSBN mund të kryejë lëshimin e raketës brenda një periudhe kohore që varion nga 9 deri në 15 minuta. Por Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ruse mund të drejtojë lëshimet e raketave direkt nga qendrat komanduese në afërsi të Moskës, apo nga bazat alternative në Çekhov, Penzë dhe gjetkë.

Ky është një lëshim në distancë i raketave balistike tokësore, që do të anashkalonin zinxhirin komandues të zakonshëm. Ndërkohë, rusët kanë një sistem lëshimi automatik për arsenalin e tyre bërthamor, të quajtur “Perimetr”, që aktivizohet në rastin e shkatërrimit të qendrave të komandës dhe kontrollit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.