Ja si duket sot Petrinja, qyteti kroat i goditur fuqishëm nga tërmetet

Shtatë persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi Kroacinë të martën.Shumë qytetarë kishin frikë të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Disa flinin në makinat e tyre, ose qëndronin tek të afërmit e tyre në zona të tjera. Ndërkohë, rreth 200 persona u strehuan në një kazermë ushtarake. Mëngjesin e kësaj të mërkurë, Kroacia u trondit nga tre tërmete të tjera.

Sipas mediave kroate, në orën 12.19 pasdite, sizmologët regjistruan një tërmet shkatërrues me një epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja – në një thellësi prej 11.5 kilometra.

Fuqia e tërmetit ishte me fuqi prej 6.2 sipas Richter.

Por siç raportojnë mediat kroate, në periudhën nga 12.23 deri në 12.58, ndodhi numri më i madh i tërmeteve pasuese, madje 10 – me fuqi më të mëdha se 3 të shkallës Rihter.
Croatia earthquake death toll rises after 6.3 magnitude quake

Si pasojë e këtyre tërmeteve është raportuar edhe për viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë mediat kroate kanë publikuar pamje që tregojnë se si duket Petrinja, vendi më shumë i goditur dhe shkatërruar nga dridhjet.

Shefja e Shërbimit Sizmologjik Kroat, Ines Ivançiç, konfirmoi për Radion Kroate se dy tërmete të reja ishin regjistruar këtë mëngjes, duke deklaruar se toka do të vazhdonte të dridhej.

“Tërmeti në 6.15 ishte me një madhësi prej 4.7 të shkallës Rihter, dhe ai i mëvonshëm ishte 4.8 me epiqendër në zonën e Pretinës,” tha ajo, duke theksuar se toka do të vazhdonte të dridhej.

“Toka do të lëkundet për një kohë të gjatë. Tërmeti të martën ishte shkatërrues dhe do të pasohet me siguri të madhe nga një seri e madhe tërmetesh”, tha Ivançiç, duke shtuar se tërmetet më të dobëta do të ndikojnë në objektet në Petrinja dhe Sisak që u dëmtuan një ditë më parë.

Matej Stipić on Twitter: "Petrinja, Croatia… "

Magnitude 6.3 earthquake strikes Croatia; 6 deaths reported – Red Deer Advocate

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.