Ja si e përshkruante Balzaku karakterin dhe pamjen e Aliut të Tepelenës

Ali Pasha është një figurat më kontradiktore të shek. XIX.

Ai u vlerësua nga Hygoi, Dumas etj.

U quajt kolos, u quajt Napoleon i dytë por në të njëjtën ishte një burrë i pamëshirshëm, një gjakatar në orientin që ishte në dekadencë.

Një vlerësim tjetër për Ali Pashën na vjen po nga një francez, i magjepsur nga përsonaliteti i tij jo i zakontë.

Honore de Balzak (1799-1850), babai i realizmit i letërsisë Europiane, do të shkruante plot adhurim për këtë figurë të Orientit i cili ishte i vetmi që po ngrente krye ndaj Portës së Lartë.

Honore de Balzak ishte një shkrimtar francez dhe autor i mbi 30 novelave dhe i 5 pjesëve teatrore, me kryeveprën “Komedia njerëzore”, ku janë përfshirë rreth 95 romane.

Ndërsa në veprën “Një fillim jete” nëpërmjet personazhit Zhorzh, trillon një histori tepër mbresëlënëse, dëshmitar i jetës pranë sundimtarit të Pashallëkut të Janinës Ali Pashait, duke dhënë situata thuajse të vërteta njohëse për mjedisin, njerzit dhe ngjarjet.

“… Në atë kohë- vijoi Zhorzhi- Aliut të Tepelenës i duhej t’u shpëtonte kthetrave të Shosreu Pashës, një pisqollë e vërtetë! Këu ju e keni quajtur Shoref, por emri i tij i vërtetë në turqisht shqiptohet Kosërë!

Ndofta ju ka qëlluar të lexonit në atë kohë nëpër gazeta se si \aliu u dha një dru të mirë Shosreut, taman dajak. Po, në fakt pa mua, Aliu i Tepelenës do t ish djegur e përcëlluar me kohë.

Unë udhëhiqja krahun e djathtë dhe veç kur shoh Shosreun, dhelpër plakë, të depërtojë fill në qëndër… ç’të depërtuar, me një manovër të hatashme, si ato të Muratit!

“…Pse u puthkan në Orient?-tha konti i Serizisë me pamje qesënditëse.

– Po zotëri- ia priti piktori, puthen që ç’ke me të, kudo.

– E kështu pra! E tërhoqëm Shosreun nja tridhjetë lega në thellësi…

Mu si në gjueti! –vijoi Zhorzhi- Janë kalorës të përsosur turqit. Aliu ç’nuk më dha: jataganë, dyfeqe, kordha…

…Aliu deshte, që thoni ju, të më vinte në krye kudo, të më bënte bile edhe trashigimtarin e vet. Po mua më kish ardhur në majë të hundës me atë jetë; sepse, në fund të fundit, Aliu i Tepelenës është në konflikt me Portën.

Prandaj edhe unë, e shihja me vend të merrjs drejtimin për nga porta e të dilja jashtë. Pr, hakun, ama, s’duhet t’ia hazotërisë së Tepelenës.

Se, në fakt, më dëndi me dhurata: diamante, sa të duash, 10.000 galera, 1.000 verdhushka, një greke të bukur për shërbëtore, një arnaut të vogël për shoqëri, dhe një kalë arab.

Eh, Ali Pasha i Janinës është njeri që hajt ta marrësh vesh! Duhet historian që të flasë për të.

Vetëm në Orient, ka shpirtra të tillë gur e shkruar gurit, që njëzet vjet të tëra bëjnë gjithçka për të vënë në vend një fyerje që u është bërë një ditë të bukur.

Pale që kishte mjekrën më të bukur borë të bardhë që s’është parë ndonjëherë, në atë fytyrë të ashpër dhe të sertë…”

Leave a Comment

Your email address will not be published.