Qeveria japoneze po ofron një milion jen (7.500 dollarë) për fëmijë për familjet që do të shpërngulen nga kryeqyteti i Tokios, në mënyrë që të drejtojë popullsinë në rajonet më pak të populluara të vendit.
Autoritetet në Japoni po shtojnë stimujt për të joshur njerëzit në zona më të vogla rajonale me popullsi të vogël, kryesisht të moshuar.
Stimujt, shuma e të cilave është shumë më e lartë në krahasim me kompensimin e “zhvendosjes” të vitit të kaluar, do të shpërndahen në prill, raportojnë mediat japoneze.
Megjithëse popullsia e Tokios vitin e kaluar, për herë të parë shënoi rënie që pjesërisht i atribuohet shpërthimit të koronavirusit, zyrtarët besojnë se duhet bërë më shumë për të reduktuar dendësinë e popullsisë së qytetit dhe për të inkurajuar njerëzit të fillojnë një jetë të re në pjesë të vendit ku ka gjithashtu një popullsi të plakur si dhe migrimi i të rinjve në qendra si Tokio, Osaka dhe qytete tjera të mëdha.
Mbështetja financiare do t’u ofrohet familjeve që jetojnë në 23 zona qendrore të Tokios dhe prefekturave fqinje Saitama, Çiba dhe Kanagava.
Për të marrë përfitimet, familjet duhet të shpërngulen jashtë zonës më të madhe të Tokios, ndërsa disa mund të marrin para nëse shpërngulen në zonat malore përreth qytetit.
Qeveria shpreson që deri në vitin 2027 rreth dhjetë mijë njerëz do të shpërngulen nga Tokio në zonat rurale.