Ka filluar heqja e barrikadave në Merdare dhe në Rudarë

Pas vendimit të autoriteteve në Prishtinë për të zgjatur  një muaj lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë, me kërkesë të ambasadës amerikane, barrikadat që ishin vendosur në vendkalimin kufitar  Merdare, janë hequr, ku trafiku po zhvillohet normalisht që nga mëngjesi i sotëm, raportoi Beta.

Siç raportoi RTS, në vendkalimin në Merdare, ku mbrëmë është formuar një kolonë prej pesë deri në gjashtë kilometra, që nga mëngjesi i sotëm nuk ka rrëmujë, ndërsa pritja për të hyrë në Kosovë është 10 minuta.

Shqiptarët që kthehen me pushime nga vendet perëndimore presin më së shumti për të hyrë në Kosovë, transmeton Beta.

Në Jarinjë deri në orën 06:30 nuk ka ndryshime në krahasim me ditën e djeshme, barrikadat janë ende në rrugë.

Ka filluar heqja e kamionëve të vendosur  edhe në fshatin Rudarë në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë raporton se ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.