KAPITENJA SHQIPTARE NGA FSHATI SEFER, NË USHTRINË AMERIKANE !

Yllka është vajza e Remzi Canës, nga familja e Can Seferit, luftëtarit, patriotit, atdhetarit dhe diejtarit të njohur të Karadakut e më gjerë, të cilët kurr nuk e ndalën pushkën ndaj armiçëve, të kombit. Kjo tregon më së miri se Yllka vetëm e vazhdoi rrugen e të parëve të sajë.
Si çdo vajzë 10 vjeçare Yllka Cana shkonte në shkollë çdo ditë ku ajo dhe familja e saj jetonin në një fshat të Gjilanit. Por ndërsa tensionet u rritën në Kosovë në vitin 1999, familja e saj nuk e mendonte kurrë që jeta e tyre do të merrte rrjedhë tjetër. Dhuna vazhdonte të shtohej e Yllkës dhe shoqeve të saj iu ndalua të fillonin klasën e katërt, shkruan Kosovapress.
Yllka Cana tani është kthyer nga misionet ushtarake në Kore, Gjermani e kudo tjetër. Në fillim togere, Yllka shumë shpejt ajo u ngrit në detyrë në radhët e ushtrisë amerikane.“Të rritesha në një vend të copëtuar nga lufta më bëri të ndjeja e të kuptoja dhimbjen dhe vështirësitë që njerëzit kalonin, sidomos fëmijët,” thotë Cana. “Përjetimi i luftës është një nga arsyet që më bëri të doja t’i bashkohesha ushtrisë. Doja gjithmonë të isha ai personi që ndihmon të tjerët”.
Krenohemi me ty Yllka ! Rrespekt për Ju.

Leave a Comment

Your email address will not be published.