Disa vende perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë bërë thirrje Interpol-it që ta pezullojë Rusinë nga organizata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit.
Sipas sekretares së Brendshme britanike, Priti Patel, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kërkuan pezullimin e menjëhershëm të qasjes së Rusisë në sistemet e Interpol-it.
“Veprimet e Rusisë paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në zbatimin e ligjit”, tha Patel.
Grupi i kërkoi komitetit ekzekutiv të Interpol-it që të marrë një vendim këtë javë